Zgjedhjet, ambasadori amerikan ka një porosi për kandidatët

  • 20 September 2019 - 22:19
Zgjedhjet, ambasadori amerikan ka një porosi për kandidatët

Pak para se të nis zyrtarisht fushata e partive politike – ambasadori amerikan në Kosovë ka dalë më një porosi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Philip Kosnett tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“‏Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka thënë Kosnett.

Gjithsej 21 parti politike, 4 koalicione parazgjedhore janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të konkuruar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë 1.972. 466 votues.

(Kosova Sot Online)