Alarmon eksperti i sigurisë: Në Kosovë kërkohet ndërhyrja e FBI-së

  • 21 September 2019 - 07:47
Alarmon eksperti i sigurisë: Në Kosovë kërkohet ndërhyrja e FBI-së

“Ky mision duhet të monitorohet në një partneritet të ngushtë më departamentin e shtetit të SHBA përmes agjencionit të tyre (FBI) e cila është e specializuar në këtë fushe", tha Shala për "Kosova Sot Online”.

Pa një sistem të mirëfilltë të drejtësisë nuk mund të ketë shtet me themele të forta. Në Kosovë është folur dhe është premtuar vazhdimisht se do të ndodhë një reformim i drejtësisë kosovare, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Prapë edhe në këto zgjedhje flitet për sistemin e drejtësisë si një ndër sistemet më të degraduara në Kosovë, mirëpo vështirë se mund të ndodhë një gjë e tillë, pasi sipas analistëve, të gjitha partitë politike janë të përfshira në krim të organizuar.

Madje ata e cilësojnë si një mashtrim të radhës nga partitë politike në Kosovë premtimin e tyre se do ta nisin procesin e Vetting-ut,pasi edhe nëse nis, do të dështojë një proces i tillë, duke marrë parasysh se të gjitha partitë politike janë të përfshira në krim të organizuar.

Garanci e një suksesi të procesit të Vetting-ut në Kosovë, mbetet vetëm mbikëqyrja e SHBA-së, apo edhe e Britanisë, ambasadori i secilës është treguar gjithmonë i ashpër me politikanët kosovarë të përfshirë në krim e korrupsion.

Në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online", ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala, i cili tha se në sistemin e drejtësisë duhet të ketë ndryshim brenda një afati 12 mujor.

Image
Drizan Shala

"Vettingu si proces në institucionet e rendit dhe sigurisë duhet që të ndodh brenda një afati prej 12 muaj për të përmbushur kriterin e procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe mekanizma tjerë politik të Evropës , sepse është parakusht për të luftuar korrupsion dhe krim të organizuar", tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala për "Kosova Sot Online.

Sipas Shalës, edhe subjektet politike në Republikën e Kosovës e kanë të çartë se Vetting-u duhet të ndodhë sa më shpejt.

"Spektri politik vendor e ka të qartë që ky proces duhet të ndodh si në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe kështu ky mision duhet të monitorohet në një partneritet të ngushtë më departamentin e shtetit të SHBA përmes agjencionit të tyre (FBI) e cila është e specializuar në këtë fushe", përfundoi Shala për "Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online)