Tri raste të vjedhjeve vetëm në 24 orëshin e fundit

  • 21 shtator 2019 - 11:22
Tri raste të vjedhjeve vetëm në 24 orëshin e fundit

Vetëm në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tre raste të vjedhjeve të rënda, raporton Gazeta Express.

Në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se derisa ishte në vend të punës në pompën e derivateve kishin shkuar dy persona të armatosur njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë, derisa, të dy këa me kërcënim të armëve viktimës ia kishin grabitur një shumë të parave derisa, ishin larguar me një veturë pa targa nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë të cilët nën kërcënim të armëve viktimës ia kishin grabitë një shumë parash e më pas të dyshuarit  me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, shkruhet në raport të policisë.

Në Gjakovë në anën tjetër mëngjesin e ditës së djeshme një person ka informuar policinë se disa persona të maskuar me forcë kanë deportuar në lokalin e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilin kishte para të gatshme.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të pa njohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para të gatshëm”, shkruhet në raport të policisë.

Në Mitrovicë ndërkaq një person ka njoftuar policinë se një person i ka vjedhur cantën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Më datë 20.09.2019 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i dyshuari mashkull K-Serb i ka vjedhur çantën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)