Vuçiq nxit debat të ashpër në Beograd, çdo kush del me nga një plan për Kosovën

  • 21 shtator 2019 - 11:37
Vuçiq nxit debat të ashpër në Beograd, çdo kush del me nga një plan për Kosovën

Deklarata e Aleksandër Vucicit rreth planit të tij për Kosovën dhe sulmi ndaj opozitarëve në Serbi që nuk kanë kurrfarë plani rreth asaj se si duhet të zgjidhet problemi me Kosovën ka nxitur një debat të madh në Beograd.

Fillimisht ka reaguar lideri i opozitës serbe, Dragan Gjilas, i cili tha se ka një plan për Kosovën  por që sipas tij ai nuk mund të implementohet nga Vuçiqi, Thaçi e Haradinaj.

E në këtë debat të planeve për zgjidhjen e problemit me Kosovën është përfshirë edhe ish-kryeministri i Serbisisë, Voisllav Koshtunica.

Ai për mediat serbe ka thënë se ka pasur planin e tij për Kosovën, që do të ishte sipas tij i pranueshëm për të gjithë.

Koshtunica ka thënë se plani I tij ka qenë që Kosova te funksionoj sikurse Hong Kongu,  shkruan NoviMagazin.

“ Një autonomi e mbikqyrur, për dallim të një pavarësie të mbikqyrur, është në përputhje edhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Kjo do t’I lejonte shqiptarët që të marrin në dorë të ardhmen e tyre brenda provincës autonome të Kosovës” ka thënë Koshtunica.

I pyetur nëse një plan i tillë mund të gjejë zbatim edhe në situatën aktuale politike, Koshtunica nuk ka pasur përgjigje.

(Kosova Sot Online)