Kandidatja demokrate kërkon ngritjen e akuzave kundër Trump-it

  • 21 September 2019 - 12:18
Kandidatja demokrate kërkon ngritjen e akuzave kundër Trump-it

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara brenda Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, tha të premten se Kongresi ka dështuar t’i fillojë procedurat për akuzimin e presidentit Donald Trump pas lajmit se ai i ka bërë presion homologut ukrainas për ta hetuar të birin e kandidatit tjetër për president, Joe Biden.

Warren një kërkesë të tillë ndaj organeve të larta e kishte shtruar qysh në prill të këtij viti pasi e kishte lexuar raportin e prokurorit special ,Robert Mueller, lidhur me dyshimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Prej asaj kohe, ajo vazhdimisht ka kërkuar nga Dhoma e Përfaqësuesve që t’i fillojë procedurat për ngritjen e akuzës kundër presidentit, por e bëri edhe një hap tutje të premten duke thënë se Kongresi është i infiltruar në këtë gjë për shkak se ka dështuar të marrë masa.

“Pas raportit të Mueller-it, Kongresi e kishte për detyrë ta niste procedurën e akuzimit. Pas mungesës së veprimit, Kongresi është i infiltruar në përpjekjen e fundit të Trump-it për të bërë ndërhyrje të jashtme për ta ndihmuar atë në zgjedhje. Kryejeni detyrën tuaj kushtetuese dhe ngriteni akuzën kundër presidentit”, shkroi ajo në Twitter.

Ajo shtoi se presidenti po vazhdon të kryejë krime, sepse ai e di që Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi nuk do të ndërmarrin masa kundër tij, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online )