Kosova do të jetë tema më e nxehtë në New York, Vuçiq iu druhet takimeve me Trumpin e Merkelin

  • 21 September 2019 - 12:34
Kosova do të jetë tema më e nxehtë në New York, Vuçiq iu druhet takimeve me Trumpin e Merkelin

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidenti  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë duke qëndruar për një vizitë në ShBA me ftesë të Shtëpisë së Bardhë,  me rastin e një organizimi botëror për liritë fetare.

Siç shkruan ‘Novosti’, të hënën e 23 shtatorit mund të pritet edhe një takim në mes të Vuçiqit dhe numrit një te Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, megjithatë është ende e pa konfirmuar nëse një takim i tillë do të ndodh.

Siç edhe ka deklaruar Vuçiq ditë më parë , Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë qe Serbia të njohë pavaresinë e Republikës së Kosovës.

Vuçiq ka thënë që edhe nëse mbahet takimi me Trump, do të jetë shumë i shkurtër.

“Megjithatë, çdo minutë me presidentin e Amerikës ia vlenë” ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se këto takime do të jenë të vështira, pasi që edhe ShBA’ja, edhe Gjermania qëndrojnë shumë fuqishëm në pozicionet e tyre karshi Kosovës.

Ndërkohë pritet që në këto takime të participojnë edhe kancelarja gjermane,  Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Siç shkruan gazeta serbe, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe përkundër faktit që do të qëndrojë më pak se dy ditë në Neë York, ka kërkuar një takim me Vuçiqin.

E një gjë të tillë e ka vlerësuar edhe vetë Vuçiq.

Nuk dihet ndërkohë nëse do të ketë ndonjë takim mes Thaçit dhe Vuçiqit, ndarkohë vlenë të theksohet se në New York po qëndron edhe ndërmjetësuesja e deritanishme e dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini.

(Kosova Sot Online )