Me lëshimin masiv me parashuta përkujtohet një nga betejat e Luftës së Dytë Botërore

  • 21 September 2019 - 14:12
Me lëshimin masiv me parashuta përkujtohet një nga betejat e Luftës së Dytë Botërore

Dhjetëra persona janë lëshuar me parashuta të shtunën në Holandë për ta shënuar përvjetorin e 75-të të operacionit ushtarak “Market Garden” të Luftës së Dytë Botërore, i njohur ndryshe si Beteja e Arnhem-it.

Princi i Uellsit u bashkua me veteranët e kësaj lufte për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të sulmit të aleatëve në Betejën e Arnhem-it. Ndryshe, veterani i luftës, i cili tashmë është 97 vjeç, njësoj si në luftë, u lëshua përsëri me parashutë mbi qytetin holandez.

Në atë kohë, forcat britanike, amerikane dhe polake ishin lëshuar prapa vijave të frontit të armikut më 1944, por kishin dështuar t’i ndërtojnë tetë ura dhe ta hapin një rrugë drejt Gjermanisë.
 

Image

Rreth 35 mijë trupa ishin lëshuar me parashutë dhe ky ishte operacioni më i madh në ajër në histori deri në atë vit.

Ata kishin arritur t’i marrin nën kontroll urat dhe kanalet në Eindhoven, Nijmegen dhe Arnhem, por ishin detyruar të tërhiqen pas kundërsulmit të forcave gjermane. Më shumë se 1500 ushtarë të forcave aleate ishin vrarë dhe rreth 6500 të tjerë ishin zënë robër, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)