Flet profesori i së drejtës, ka një porosi të ashpër për Vetëvendosjen

  • 21 September 2019 - 15:53
Flet profesori i së drejtës, ka një porosi të ashpër për Vetëvendosjen

“Politika nuk reformon drejtësinë, vetëm drejtësia si pushtet i ndarë reformon vetën. Vetting-u do të zbatohet nga KGJK dhe KPK , jo nga kryeministri apo qeveria", tha Burjani për "Kosova Sot Online".

Edhe në këto zgjedhje po flitet për reformimin e sistemit të drejtësisë si një ndër dikasteret më të degraduara në Kosovë, mirëpo vështirë se mund të ndodhë një gjë e tillë, pasi sipas analistëve, të gjitha partitë politike janë të përfshira në krim të organizuar.

Image
Blerim Burjani

Madje ata e cilësojnë si një mashtrim të radhës nga partitë politike në Kosovë premtimin e tyre se do ta nisin procesin e Vetting-ut,pasi edhe nëse nis, do të dështojë një proces i tillë, duke marrë parasysh se të gjitha partitë politike janë të përfshira në krim të organizuar.

Garanci e një suksesi të procesit të Vetting-ut në Kosovë, mbetet vetëm mbikëqyrja e SHBA-së, apo edhe e Britanisë, ambasadori i secilës është treguar gjithmonë i ashpër me politikanët kosovarë të përfshirë në krim e korrupsion.

Sipas profesorit të së drejtës dhe njohësit të çështjeve juridike, Blerim Burjani, Vetting-u është një pastrim thelbësor individual i të punësuarve në drejtësi, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

"Kuvendi nxjerr ligjin për Vetting por nuk ka ndikim më tutje politika e as Qeveria në zbatim, sepse këtë e bënë KGJK dhe KPK, organe kompetente që menaxhojnë procesin e zbatimit të Vetting-ut, në Kosovë, partitë janë qesharake kur deklarojnë se ata nëse vinë në pushtet do të merren me Vetting siç është Lëvizja anarkike, VV", tha Burjani për "Kosova Sot Online"

Tutje, Burjani shtoi se Vetting-u zbatohet nga KGJ dhe KPK , Kuvendi vetëm ligjin e nxjerr.

"Ka edhe deklarata tjera që janë analfabetike për rendin dhe ligjin, shembull kthimi i një prokuroi në punë që nuk varet nga politika por nga institucionet sepse vetëm mungesa tre ditore nga puna rasti dërgohet në Komision Disiplinor e lëre me muaj e vite", shtoi Burjani.

Sipas tij, Kosova ka ligjet e saj dhe është për të ardhur keq që nuk ka profesionalizëm.

"Së pari duhet të din bazën funksionale të gjyqësisë, së dyti kur e din nuk merren me të se nuk janë kompetent me politika, është ndarë legjislativi, qeveria dhe gjyqësia , pra janë pushtete të ndara dhe vetëm me vendosjen e diktaturës nga VV mund të ndodhin këto gjera të anashkalohet baza kushtetuese në të kundërtën kjo është e pamundur, prandaj e quaj jo demokratike , gënjeshtër dhe mashtrim. Politika nuk reformon drejtësinë, vetëm drejtësia si pushtet i ndarë reformon vetën. Vettingu do të zbatohet nga KGJK dhe KPK , jo nga kryeministri apo qeveria", përfundoi Burjani për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)