Tërmeti i fortë në Durrës, çahet në dysh ndërtesa

  • 21 September 2019 - 17:35
 Tërmeti i fortë në Durrës, çahet në dysh ndërtesa

Lëkundjet e termetit kanë qenë shumë herë më të forta në qytetin e Durrësit.

Raportohet se në këtë qytet një pallat është çarë në dysh si pasojë e tronditjeve të forta.

Dëshmitarët raportojnë se në Durrës është krijuar nëj situatë paniku dhe qytetarët kanë përjetuar moment tmerri.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)