Ymeri: Byroja kundër korrupsionit merr kuptim vetëm kur politikbyroja Pronto përfundon në opozitë

  • 21 shtator 2019 - 18:14
Ymeri: Byroja kundër korrupsionit merr kuptim vetëm kur politikbyroja Pronto përfundon në opozitë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Visar Ymeri, ka thënë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli po vazhdon të mashtrojë me idenë e luftimit të korrupsionit.

“Byroja kundër korrupsionit e Kadri Veselit mund të merr kuptim vetëm kur politikbyroja Pronto përfundon në opozitë”, ka thënë Ymeri.

“Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Kadri Veseli, po vazhdon ta mashtrojë opinionin. Luftë ndaj korrupsionit? Byro kundër korrupsionit? Kush? Njëri nga kryeprotagonistët e aferës “Pronto”. Njëri nga drejtuesit e partisë që e ka ushtruar pushtetin përgjatë më shumë se dhjetë vite, qeverisje gjatë së cilës kanë ndodhur deformimet e degradime shumë të mëdha ekonomike, sociale, e politike”.

“Byroja kundër korrupsionit mund të ketë kuptim vetëm kur Politbyroja “Pronto” do të jep përgjegjësi politike e juridike”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Për këtë duhet ta kemi një gjyqësor profesional dhe të pavarur nga pushteti politik. Kjo nuk bëhet pa dalur në opozitë Politbyroja “Pronto” që e ka (ende) vendimmarrjen kryesore në PDK. Kjo mund të bëhet vetëm nga ata që kanë 100% vendosmëri, dije dhe guxim”.

(Kosova Sot Online)