Thaçi telefonon Metën e Ramën, i shpreh gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar

  • 21 September 2019 - 19:03
Thaçi telefonon Metën e Ramën, i shpreh gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka telefonuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama, duke i ofruar ndihmën e Kosovës.

 “Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjera presidenti Thaçi ka bërë të ditur se i ka kërkuar komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama të jetë në gjendje gatishmërie.

“Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë.

(Kosova Sot Online)