Tjetër tërmet shkund vendin
Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur sërish vendin. Lëkundja e tretë ishte e 4.4 ballë me epiqendër po në Detin Adriatik, 5 km larg qyteti të Durrësit.
Kjo ka qenë lëkundja e tretë brenda pak kohësh, ku dy të parat ishin me forcë 5.8 dhe 5.3 ball, sikurse mund të shihet edhe në faqen e IGJEUM.
Sqarojmë se në faqen zyrtare të IGJEUM, ora e njoftimit është 2 orë mbrapa.
Lëkundja e tretë ka shtuar edhe më tej frikën tek qytetarët, të cilët tashmë kanë lënë banesat dhe kanë dalë në qiell të hapur.
(Kosova Sot Online)