Kandidati i LDK’së: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK’në, sado që ata e dëshirojnë

  • 21 shtator 2019 - 19:33
Kandidati i LDK’së: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK’në, sado që ata e dëshirojnë

Kandidati për deputet nga LDK, Muharrem Sfarqa, ka thënë se partia e tij kategorikisht refuzon një koalicion me PDK-në pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ne s’do të bëjmë koalicion me PDK-në as në paszgjedhor, pavarësisht sa e donë ata. Jam anëtar i kryesisë dhe po flas nga kjo pozitë. Kosova nuk ka nevojë të qeveriset me PDK-në”, ka thënë ai.

“LDK dhe Vjosa Osmani do të qeverisë me një qeveri që do t’i zgjidhë problemet ekonomike dhe ato të punësimit. Ne nuk kemi atdhe alternativë, prandaj PDK duhet të jetë në opozitë”.

“Presim vlerësime nga qytetarët dhe votën e tyre. LDK me Vjosën do t’i japë Kosovës festën e merituar më 6 tetor. Ne dhe me partitë tjera politike nuk kemi vija të kuqe,është një moment i rëndësishëm. Jo me qenë kusht vota e pakicave për marrjen e vendimeve në Kuvendin e Kosovës”.

Ai gjithashtu për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se ka dëshmuar intelegjencën e saj edhe ndërkombëtarisht me vepra, njofton media.

“Ajo është e njohur për tërë opinionin botëror dhe për vepra të mira sepse ka njerëz që njihen edhe për vepra të këqija. Kërkesat e qytetarëve janë orientim i LDK-së me një unitet të plotë që të jetë kryeministre Vjosa Osmani”.

(Kosova Sot Online)