Veseli pas tërmetit: Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë

  • 21 September 2019 - 19:59
Veseli pas tërmetit: Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shprehur solidarizimin me të gjithë shqiptarët pas tërmeteve që përjetuan sot.

“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë”, ka shkruar Veseli.

“Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme” tha ai, duke shtuar se “Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”. 

(Kosova Sot Online)