“Kisha gruan e sëmurë brenda në shtëpi”-Qytetari tregon tmerrin nga lëkundjet: U futa brenda dhe…

  • 21 September 2019 - 23:15
“Kisha gruan e sëmurë brenda në shtëpi”-Qytetari tregon tmerrin nga lëkundjet: U futa brenda dhe…

Tërmeti i sotëm solli frikë dhe panik tek qytetarët, ndërsa kanë qenë të shumtë edhe ata që kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet mediave.

Një qytetar,  ka treguar tmerrin që ka përjetuar nga lëkundjet e forta të tërmeteve.

Qytetari nga Zall-Bastari, shprehet se lëkundjet e forta i kanë dëmtuar shtëpinë. Ai thekson se natën është i detyruar ta kalojë në shtëpinë  e prishur pasi nuk ka mundësi të lëviz pasi ka djalin dhe gruan të sëmurë.

“Dëmtimet i kemi pasur në banesë. Unë isha jashtë dhe gruaja ishte brenda, sepse është e sëmurë. U futa brenda dhe e nxora jashtë nusen. Në lëkundjen e dytë kemi qenë jashtë banese. Aktualisht jam në banesë brenda, sepse e kam gruan e djalin të sëmurë”-tha ai.

(Kosova Sot Online)