Tabela: Vazhdon ankthi, ja sa herë u godit Shqipëria nga tërmetet në 24 orët e fundit

  • 22 September 2019 - 08:23
Tabela: Vazhdon ankthi, ja sa herë u godit Shqipëria nga tërmetet në 24 orët e fundit

Shqipëria është lëkundur plot 17 herë nga tërmetet e forta, prej pasdites së djeshme në orën 16:04. Tërmeti i parë ishte dhe më i tmerrshmi, me një magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, që ishte dhe më i forti i tre dekadave të fundit.

Ky tërmet shkaktoi dëme të mëdha në Durrës dhe Tiranë, duke shkatërruar mbi 100 banesa dhe 7 pallate, si dhe duke lënduar me dhjetëra qytetarë. Pas kësaj lëkundjeje dramatike, që shkaktoi panik e tmerr te qytetarët, lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë kohës, por me magnitudë më të vogël.

Një tjetër tërmet i fortë u shënua dhe në mesnatë pak pas orës 00:00, me magnitudë 5 ballë, ndërsa lëkundje të tjera të forta janë shënuar gjatë natës, duke bërë që shumë qytetarë të kalojnë natën jashtë.

Epiqendra e tërmeteve ishte në Detin Adriatik, me një thellësi jo shumë larg qytetit të Durrësit, ndaj dhe pasojat më të mëdha kanë qenë në qytetin bregdetar.

(Kosova Sot Online)