Krasniqi: Kosova i ka përpara dy probleme të mëdha politike

  • 22 shtator 2019 - 11:02
Krasniqi: Kosova i ka përpara dy probleme të mëdha politike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma’s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosova i ka përpara dy probleme të mëdha politike, e ato probleme i kemi parë por krejt çështja është si t’i ndalim ato.

“Problemi i parë, mirë i njohur për çdo njeri në Kosovë, është se vërtetë dikush ka marrë vendime pa pytur as një njeri të vetëm dhe ato vendime na kanë sjellë këtu ku jemi. Dhe këtu ku jemi nuk jemi aspak mirë. Ta përserisim ketë gabim nuk bënë, se hairin nuk ia sheh askush! Si nuk ia kemi parë as deri më tani!”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa problemi i dytë, sipas Krasniqit, është se dikush nuk mund të marrë vendim vetë dhe kjo nuk është keq, po a ka dhe ke duhet që ta pyes?

“Ky është problemi tjetër goxha i madh që mund të na del edhe në vazhdim! As kësaj rruge nuk duhet të ecim. Mos të ecim në rrugën që nuk ka dalje!”, ka thënë ai. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë në kërkim të njeriut që çdo vendim qe do ta marrë, e merr mbi bazën e një Programi a Platforme politike mirë të njohur dhe që ka ekipë të njerëzve të ditur e me përvojë politike e profesionale, me të cilët konsultohet për çdo vendim më rëndësi politike për kombin.

“Këtij të fundit duhet me ia besuar qeverisjen e ardhshme të vendit tonë. Pasi qeveritarë të mirë janë vetëm ata që kanë këshilltarë të mirë, që pa aprovimin e tyre nuk e merr asnjë vendim të rëndësishëm për vendin e kombin! Kjo është rruga që duhet ndjekur! Të ecim bashkë me njerëzit e sfidave! Zgjedhjet e duhura janë zgjidhja! NISMA Socialdemokrate e ka ofertën e saj: BASHKË PËR SHTETIN!”, ka shtuar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)