Shkeljet në trafik, mbi 1 mijë gjoba brenda 24 orëve

  • 22 September 2019 - 11:45
Shkeljet në trafik, mbi 1 mijë gjoba brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 35 aksidente në komunikacion Për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës gjatë ditës së shtunë ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 152 tiketa dënimi.

Në statistikat e Policisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. 18 prej tyre me të lënduar dhe 17 vetëm më dëme materiale. Ndërsa për vepra penale të ndryshme u arrestuan 34 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)