Shqipëri: Momenti kur tërmeti godet gjatë transmetimit drejtpërdrejtë në televizion

  • 22 September 2019 - 16:13
Shqipëri: Momenti kur tërmeti godet gjatë transmetimit drejtpërdrejtë në televizion

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë brenda 11 minutave. Tërmetet kanë qenë aq të fuqishme, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera.

Më vonë edhe dy dridhje të tjera kanë ndodhur në Shqipëri, duke e çuar në pesë numrin e dridhjeve këtë të shtunë.

Nga këto tërmete kanë mbetur të lënduar 67 persona në Shqipëri.

E ngjarja e rëndë ka ndodhur edhe gjatë transmetimit drejtpërdrejtë në emisionin e lajmeve në Ora News.

Gjatë kohës sa gazetarja po transmetonte se tërmeti i parë ka lëkundur Shqipërinë, po në atë moment, ka ndodhur edhe tërmeti i dytë i cili ishte edhe më i fuqishëm.

Për më shumë ndiqni pamjet:

 

Lekundje termeti live! sb

Posted by Sali Berisha on Saturday, September 21, 2019

(Kosova Sot Online)