Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta

  • 22 September 2019 - 16:26
Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta

Ramush Haradinaj thotë se ka politikanë kosovarë që akoma nuk po besojnë që Kosova është shtet dhe mund të qeveriset vetë, prandaj shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.

Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë kosovarë të cilët, sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta.

“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)