Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës

  • 22 shtator 2019 - 19:02
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës

Sot është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer sulm fizik ndaj policëve deri sa këta të fundit ishin duke kryer detyrën e tyre. Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Qamil Hoxha” .

“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë”, ka deklaruar në Policinë e Kosovës.

Policia ka treguar se situata është futur shpejtë nën kontroll dhe dyshuari është arrestuar. I arrestuari aktualisht po intervistohet në stacionin policor.

(Kosova Sot Online)