Haradinaj i 'sulmon' fortë Thaçin e Veselin, ja çka iu thotë

  • 22 September 2019 - 19:48
Haradinaj i 'sulmon' fortë Thaçin e Veselin, ja çka iu thotë

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me qytetarë në Gjilan ka thumbuar jo pak PDK-në e LDK-në.

Haradinaj ka deklaruar se PDK gjatë qeverisjes ndër vite e ka humbur kualitetin e qeverisjes me përgjegjësi burimore të vendit dhe marrje të përgjegjësive.

“Arsyeja pse ka humbur PDK edhe z. Thaçi e Veseli, pasi gjatë qeverisjes para pavarësisë ose gjatë përvojave ata nuk kanë mundur me ba shkëputjen pas pavarësisë dhe një lloj varshmërie për motive që sot është herët me i definuar. E kanë ruajt një vazhdimësi ndaj gjithë tjerëve e nuk e kanë krijuar një politikë burimore, politike sovrane të vendit të vet. Ata i kanë nxjerrë në vështirësi edhe partnerët, sepse partnerët që kanë qenë pro pavarësisë së vendit, e kanë vuajt një gjendje që Kosova nuk është e aftë me qeverisë vet vet”, ka deklaruar Haradinaj. 

Ai më tej e ka quajtur partinë e Isa Mustafës mbajtëse të PDK-së në pushtet.

“Dëmtime ka pësuar edhe LDK-ja nga logjika dhe mënyra si i merr përgjegjësitë për vendin. Disa janë të logjikshme pas vdekjes së Rugovës, por ka plotë dëmtime të LDK-së të cilat e kanë paaftësuar LDK-në me qenë adresë që i mban përgjegjësitë, për këtë arsye LDK është kthyer në mbajtëse të PDK-së në pushtet, siç ishte rasti i zgjedhjes të presidentit Hashim Thaçit dhe kryekuvendarit Kadri Vesei, pra ishin LDK-ja që e mundësoi këtë”, ka deklaruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)