Vjen akuza e rëndë për Fatmir Limajn, i përmenden çantat me para: Ja skandali i radhës

  • 23 September 2019 - 07:55
Vjen akuza e rëndë për Fatmir Limajn, i përmenden çantat me para: Ja skandali i radhës

"Kështu që sipas skandaleve që zbardhen përditë e më tepër nga ish bashkëpunëtoret e tij, po del hapur se Fatmir Limë multi-milioneri, përveç përfoljes për transferimin e qantave të mbushura me para, në shifra marramendëse-disa dhjetëra milionëshe jashtë shtetit, ai është edhe arkitekt i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend", tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Bajram Hasani kohë më parë është larguar nga Nisma e Socialdemokrate, dhe ikja nga kjo parti i kushtoi edhe me largimin nga posti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ai u largua nga partia e Fatmir LImajt, NISMA Socialdemokrate, pasi sipas tij, Limaj i kishte kërkuar të punësonte dhëndrin dhe i kishte kërkuar tender.

Image
Gani Qarri

“Fatkeqësisht qysh në tremujorin e parë kemi pasur probleme, në atë kohë me liderin. Më kujtohet një rast, po e them sot për here të pare, më ftoi në zyrë dhe me tha se ishte një konkurs në Agjencionin KIESA – nëse nuk gaboj – dhe me tha t’ia marrë dhëndrin në pune ishte me koeficient 8 dhe djalë qe donte ta punësonte nuk i plotësonte kushtet. Unë i thash nuk mundem ta bëjë këtë. Limaj më tha se duhet ta bëja patjetër. Unë natyrisht nuk e bëra. Rasti tjetër lidhet me të njëjtin familjar, me dhëndrin, me ka kërkuar t’i jepet një tender që kishte të bënte me grurin, për firmën në fjalë është ‘Barileva’. Unë kam refuzuar dhe kam kundërshtuar”, ka thënë Hasani ditë më parë në një emision televiziv, duke e akuzuar rëndë ish shefin e tij, Fatmir Limaj, i cili edhe në të kaluarën është i njohur për skandale të tilla korruptive.

Sipas analistëve, Fatmir Limaj nuk është hera e parë që njihet për skandale të tilla të tenderëve, dhe nuk është e habitshme që ka kërkuar tender dhe punësimin e dhëndrit edhe kësaj radhe.

Analisti politik, Gani Qarri tha se Fatmir Limaj i ka bërë shumë të këqija vendit dhe popullit, sa që edhe në hartën e librit të Gjeografisë, edhe pas njëzet viteve të çlirimit Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

"Fatmir multimilioner Lima, jo vetëm që na ka bindur 100%, se vërtet është një njohës i keq dhe me të meta serioze i gjeografisë, por përveç gafës skandaloze të kthimit të Kosovës, 20 vite pas çlirimit, në hartë, si pjesë të Serbisë, po dëshmon qartë, se ai i ka bërë aq shumë të këqija këtij populli dhe vendi, sa që megjithë tubimet parazgjedhore të cilat, që të gjitha ka fillu ti kthej në namaz të faljes së mesditës, nuk mund t`ia lajnë më gjynahet makabre të krejt këtyre viteve ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo dëshmon edhe një herë se fatkeqësitë më të mëdha Kosovës i kanë ardhur nga politika se ato nuk pikën nga qielli.

"Fatkeqësitë që kanë goditur Republikën e Kosovës për dy dekada me radhë, asnjëherë nuk erdhën nga Zoti dhe as nuk pikën kurrë nga Qielli, por u shkaktuan pikërisht nga politikanët e kriminalizuar të tipit si Fatmir Lima & CO Një fakt të tillë, e vërteton më së miri edhe Bajram Hasani nga AAK-ja,i cili për herë të parë flet publikisht për shkaqet e njëmendëta që e shtynë atë si politikan të largohet përfundimisht nga e ashtuquajtura "Nisma (e korruptuar) Socialdemokrate" e Fatmir Multi-Milioner Limës", tha Qarri.

Madje, siç sqaron Hasani, thotë Qarri, ajo që solli edhe largimin e tij nga posti i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ishte vet fakti dhe fatkeqësia që vijon të provohet çdo ditë në Kosovë, sikur mos të kishte në Kosovë njerëz tjerë më të zot e më të kualifikuar, që detyrohen të presin me vite të tëra për një vend pune.

"Kështu që sipas skandaleve që zbardhen përditë e më tepër nga ish bashkëpunëtoret e tij, po del hapur se Fatmir Limë multi-milioneri, përveç përfoljes për transferimin e qantave të mbushura me para, në shifra marramendëse-disa dhjetëra milionëshe jashtë shtetit, ai është edhe arkitekt i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend", shtoi tutje Qarri për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Qarri tha se me të drejtë lind pyetja se si mund të paraqitet për kryeministër një "dallkauk" i tillë dhe pa fije turpi të kërkojë edhe votën e popullit për një post kaq të lartë shtetëror.

"Kur dihet se ky nuk është i vetmi skandal i tij, i radhës, siç po quhet, por vet Fatmir Limaj edhe ne te kaluarën është përfolur dhe akuzuar për vepra korruptive dhe jo vetëm. Kjo flet më së miri se si politikanët e inkriminuar në Kosovë, tash e 20 vite po e shfrytëzojnë pushtetin dhe pozitat e pamerituara udhëheqëse, për të përfituar dhe paluar milionat e grumbulluar, përmes tenderëve të kriminalizuar dhe korrupsionit galopant në vend", përfundoi analisti politik, Gani Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)