Nëna që ‘ndjek’ mësimet së bashku me të birin: Thotë se e bën për këtë arsye

  • 23 September 2019 - 09:40
Nëna që ‘ndjek’ mësimet së bashku me të birin: Thotë se e bën për këtë arsye

Një nënë u bë pjesë e orës së matematikës në shkollën e  djalit të saj në mënyrë që ta ndalojë djalin e saj të jetë i pasjellshëm ndaj mësuesve.

Djali i saj, në klasën e 8 kishte treguar shenja të një sjellje jo të duhur vitin e kaluar dhe kjo nuk u ndal kur u kthye në shkollë përsëri. Kërcënimet e nënës së tij për t’u ulur me të në klasën e tij bënë shumë pak për të penguar sjelljen e tij të gabuar.

Becky nisi të mbante kontroll mbi djalin e saj, pasi mori email nga mësuesi i tij për dy incidente të veçanta që e kishin futur atë në telashe të mëdha.

Ajo tha: “E gjitha filloi vitin e kaluar me ndryshimin e sjelljes së tij, është pjesë e rritjes unë mendoj, por është vrazhdësia dhe mosrespektimi i tij që unë nuk mund ta pranoj.Unë kam pasur telefonata një pas një në lidhje me sjelljen e tij.

Pasi ishte në kontakt me shkollën, ajo filloi  të vijë dhe të ulet me të gjatë kohës që ai ishte në shkollë. Shkolla e pranoi, dhe kështu mamaja e guximshme përshkoi portat e shkollës me një mision në mendjen e saj, të bënte atë që ajo thoshte gjithmonë se do.

Kujdestarja gjithashtu shkroi në rrjetet sociale për këtë gjë në mënyrë që të shpërndajë historinë e saj si një qëndrim kundër adoleshentëve të pasjellshëm.

(Kosova Sot Online)