Sot nis Java Evropiane e Sportit

  • 23 September 2019 - 09:56
Sot nis Java Evropiane e Sportit

Sot (23.09.2019), fillon Java Evropiane e Sportit e cila do të mbahet deri më 30.09.2019 dhe që organizohet nën patronatin e ministrit Kujtim Gashi.

Java do të fillon me koferencën “Forumi për sportin” e cila do të mbahet në Hotel Swiss Diamond, në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00.

Në hapje të Javës Evropiane të Sportit do të marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe personalitete tjera nga fusha e Sportit.

Për detajet e agjendës së Javës Evropiane të Sportit mund të klikoni këtu.

#BeActive është një thirrje për veprim për t’i vënë Evropianët në lëvizje! Java Evropiane e Sportit ka për synim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik nëpër tërë Evropën. Java është për secilin, pa marrë parasysh moshën, formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit.

FTOHEN MEDIAT TA NDJEKIN AKTIVITETIN E SOTËM, KONFERENCËN “FORUMI PËR SPORTIN”.

(Kosova Sot Online)