Për 24 orë afro 1 mijë shoferë të dënuar

  • 23 September 2019 - 10:09
Për 24 orë afro 1 mijë shoferë të dënuar

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet dhe arrestimet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 34 aksidente komunikacioni. 13 prej tyre me të lënduar, ndërsa 21 tjera vetëm me dëme materiale.

Polica e Kosovës sa u përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 941 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 7 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Gjatë ditës së shtunë, policia ka shqiptuar 1 mijë e 152 tiketa dënim.

(Kosova sot Online)