Arrestohet pasi sulmoi policët

  • 23 September 2019 - 11:02
Arrestohet pasi sulmoi policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njëjti i ka sulmuar policët gjatë kryerjes së detyrave.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën të ditur se policëve u është ofruar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrave të policëve, pastaj i njëjti i ka sulmuar policët duke ju shkaktuar lëndime trupore për të cilat lëndime u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit publik i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)