Burri nga Gllogoci e rrah gruan e bën për spital

  • 23 September 2019 - 11:04
Burri nga Gllogoci e rrah gruan e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar të njejtës lëndime trupore

E njejta ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

Derisa, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull k/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime të lehta. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar ne strehimore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot ONline)