Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e gazetares që vdiq gjatë lindjes

  • 23 September 2019 - 12:33
Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e gazetares që vdiq gjatë lindjes

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e gazetares së RTK’së, Ardita Sylejmani Bllaca, e cila ndërroi jetë të premten gjatë lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ardita do të kujtohet përherë si njeri me virtyte të larta dhe gazetare profesioniste.

“Me Anitën dhe bashkëpunëtorë në familjen Sylejmani e Bllaca për të shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Arditës. Ardita do të kujtohet përherë si njeri me virtyte të larta dhe gazetare profesioniste”, ka shkruar Haradinaj.

Gazetarja Sylejmani ishte bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

 

 

Me Anitën dhe bashkëpunëtorë në familjen Sylejmani e Bllaca për të shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta...

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, September 23, 2019

(Kosova Sot Online)