Shembet shkolla në Kenia, 7 të vdekur dhe 64 të plagosur

  • 23 September 2019 - 13:54
Shembet shkolla në Kenia, 7 të vdekur dhe 64 të plagosur

Të paktën shtatë nxënës humbën jetën sot dhe 64 të tjerë u plagosën pas shembjes së një shkollë në Najrobi, kryeqyteti i Kenias.

Ekipet e emergjencës po kërkojnë për të mbijetuarit eventualë në rrënoja. Midis fëmijëve të plagosur, dy janë në gjendje kritike.

Shkolla ndiqet nga më shumë se 800 nxënës. Qeveria e Kenisë ka nisur një hetim mbi shkakun e shembjes.

(Kosova Sot Online)