Aksident i rëndë: Përplasen tre vetura, katër të vdekur dhe dy të plagosur

  • 23 September 2019 - 16:00
Aksident i rëndë: Përplasen tre vetura, katër të vdekur dhe dy të plagosur

Katër persona humbën jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën në një aksident të trefishtë në aksin Elbasan-Peqin të ndodhur rreth orës 15:00. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër kur janë përplasur 3 makina. Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal. 

"Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R. Për pasojë katër shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore" njofton policia.

Një nga personat ka mbetur i bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

"Është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse që të nxirret nga makina. Një ndër viktimat është një vajzë 25 vjeçe. Nuk dihet sa persona kanë qenë gjithësej në tre makinat e përfshira në aksident. Aksidenti ka bllokuar për disa minuta dhe qarkullimin e mjeteve në njërin sens të rrugës" informon gazetarja e RTV Ora Edisona Skenderi.

Ne vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikesit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)