Prokuroria nis hetimet për videon ku shihet “manipulimi me vota nga diaspora”

  • 23 September 2019 - 16:47
Prokuroria nis hetimet për videon ku shihet “manipulimi me vota nga diaspora”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore ndaj një video incizimi të publikuar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një video e cila edhe ka qarkulluar nëpër disa portale informative dhe që thuhet se ka të bëjë me tre persona të përfshirë në votimin dhe procesin zgjedhor që po zhvillohet në Diasporë.

“Pas publikimit në disa portale informative, lidhur me qarkullimin e një video-incizimi që ka të bëjë me tre persona të përshirë në votimin dhe procesin zgjedhor që po zhvillohet në diasporë, për t’i dërguar në Zyrat e KQZ-zë në Prishtinë, përmes postës, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, duke iniciuar si rast paraprak penal”, ka thënë për medie, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)