Tre persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

  • 23 September 2019 - 16:49
Tre persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dollc të komunës së Klinës. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku tre persona kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në ora 14:40 minuta, policia është  informuar për një aksident në fshatin Dollc, me këtë rast janë aksidentuar dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, këta persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe sipas ekipit mjekësor kanë lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)