Ambasadori gjerman nuk pranon të fotografohet në zyrën e Kurtit, kjo është arsyeja

  • 23 September 2019 - 17:05
Ambasadori gjerman nuk pranon të fotografohet në zyrën e Kurtit, kjo është arsyeja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të mbajë vetëm flamurin kombëtar në zyrën e tij ku zhvillon takime të shumta, të cilat më pas publikohen ne faqen zyrtare të partisë, në rrjetet sociale.

Mirëpo, ndryshe nga të gjitha takimet tjera, ku mysafirët fotografoheshin me prapavijë flamurin kuq e zi, njoftimi për takimin me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, është shoqëruar vetëm me një fotografi të realizuar poshtë shkallëve hyrëse të selisë qendrore të Vetëvendosjes.

Në fotografinë që shihet teksa Kurti e përcjellë ambasadorin gjerman pas takimit, duket se Heldt nuk ka preferuar të fotografohet në zyre pa qenë në prapavijë edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që nuk mungojnë asnjëherë fotografitë e takimeve të shumta me ambasadorë të shteteve të tjera në Kosovë, në prapaskenën e së cilave shihet vetëm flamuri kombëtar.

(Kosova Sot Online)