Ambasada amerikane tregon për aktivitetet e Gjeneralit të Gardës Kombëtare të Iowa’s në Kosovë

  • 23 September 2019 - 17:27
Ambasada amerikane tregon për aktivitetet e Gjeneralit të Gardës Kombëtare të Iowa’s në Kosovë

Gjeneral majori Corell, i cili zëvendësoi gjeneral majorin Tim Orr në cilësinë e agjutantit të përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, është duke zhvilluar vizitën e tij të parë në Kosovë.

Që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë partner shtetëror i Kosovës duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo që e bëri këtë partneritet shtetëror unik, është se Iowa ka një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisë, arsimit, atletikës, biznesit privat, energjisë dhe bujqësisë. 

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë që kur u emërua agjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowa-s (Ajovës), Gjeneral Majori Ben Corell u deklarua: “ Jam i nderuar që përfaqësoj Gardën Kombëtare të Iowa-s këtu në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ambasadën e Sh.B.A.-ve”.

(Kosova Sot Online)