Fetah Rudi: Strukturat e PDK-së kanë dashtë me më vra

  • 23 September 2019 - 18:04
Fetah Rudi: Strukturat e PDK-së kanë dashtë me më vra

Në debatin me kandidatë për deputet ngas komuna e Malishevës në kuadër të emisionit Frontal Live që po zhvillohet në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë janë përplasur kandidati PDK-së, Halil Krasniqi me Fetah Rudin e LDK-së.

Kandidati i PDK-së i ka thënë Rudit se me votat e LDK-së nuk të shkoj as deri në fshatin Arllat.

“Me votat e LDK-së as deri në Arllat nuk shkon”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi ia ka përmendur atentatit Rudit, derisa ka treguar se pse është bërë ky atentat ndaj tij.

“Rugova ka qenë duke shkuar me bë koalicion me PDK, kjo ka qenë për me na fut në konflikt ndërmjet vete”, ka thënë Krasniqi.

E kandidati i LDK-së, Fetah Rudi ia përgjigjur Krasniqit duke i thënë se PDK ka tentuar t’ia ndërpres aktivitetin politik.

“Jeni mundu me ma ndërpre aktivitetin tim në Arllat. Atentatët kanë ndodhur vetëm ne veprimtarët e LDK-së. Strukturat e PDK kanë dashtë me më vra. Pse më vratë, pse më bëtë atentat, pse nuk reaguat kur më bën atentat. Struktura organizative që e mbron PDK-ja deshi të më vras”, ka potencuar Rudi.

(Kosova Sot Online)