Rruga drejt BE-së, vjen paralajmërimi shumë i rëndë për Kosovën

  • 23 September 2019 - 19:03
Rruga drejt BE-së, vjen paralajmërimi shumë i rëndë për Kosovën

"Ndaj, me ta në krye të shtetit, Kosova po vazhdon të mbetet prapa ne rrugën e saj drejt integrimit ne BE, si dhe vijon ti vuaj pareshtur pasojat e politikanëve të kriminalizuar, të cilët jo vetëm se po e shkatërrojnë të tashmen e ndërtuar me shumë mund, por edhe të ardhmen e zbehur të Kosovës, nga politikanët e kriminalizuar për interesat e tyre personale", tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se Kosova ka mbetur prapa me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu është bërë e ditur se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në INTERPOL.

E sipas analistëve politikë, Kosova ka mbetur prapa në rrugën e saj drejt integrimit në BE, dhe kjo si pasojë e politikanëve të kriminalizuar, në këtë vend po u shkatërrohet e ardhmëria nga politikan që kanë si qëllim vetëm interesin personal dhe udhëhiqet prej politikbërësve skandaloz.

Për "Kosova Sot Online" në lidhje me këtë temë, foli analisti politik Gani Qarri, sipas të cili politikanët janë ata që thuhet se ishin në krye të klaneve, por që u bënë pjesë e qeverisjes klienteliste.

Image
Gani Qarri

"Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e së fundmi edhe Ramush Haradinaj, janë ata që në vijimësi përfliten, jo vetëm se ishin në krye të klaneve por që kanë udhëhequr dhe u bënë pjesë e qeverisjeve klienteliste me shkallën më të lartë të padrejtësive, nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar,të cilët për interesat e tyre personale, kanë dëmtuar në mënyrën më të rëndë, qytetarët e vendit dhe funksionimin normal të shtetit të Kosovës", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016 dhe për të cilën u mbajtën takime dypalëshe, Qarri thotë se me gjithë premtimet, nuk pasuan ndryshimet e parapara.

"Ndaj sot, përveç tjerash, Zyra e Bashkimit Evropian deklaron se Kosova nën udhëheqjen e politikbërësve të tillë skandaloz, ka mbetur prapa edhe me zbatimin e MSA’së. Për aq më tepër,me politikbërësit e tillë në krye, po ashtu është bërë e ditur se Kosova ka hequr dorë edhe nga anëtarësimi ne Interpol", shtoi Qarri. 

Sipas tij, me këta politikan në krye, Kosova do të vazhdojë të mbetet prapa në rrugën e saj drejt BE-së.

"Ndaj, me ta në krye të shtetit, Kosova po vazhdon të mbetet prapa ne rrugën e saj drejt integrimit ne BE, si dhe vijon ti vuaj pareshtur pasojat e politikanëve të kriminalizuar, të cilët jo vetëm se po e shkatërrojnë të tashmen e ndërtuar me shumë mund, por edhe të ardhmen e zbehur të Kosovës, nga politikanët e kriminalizuar për interesat e tyre personale", tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Qarri tha se tash e 20 vite me radhë, këta politikan i kanë hypur në qafë popullit.

"Madje mu këta politikbërës të inkriminuar deri në fyt, që tash e 20 vjet me radhë i kanë hipur në qafë popullit dhe shtetit të Kosovës,rrënojnë e ngritin qeveri-pas qeverie dhe e dërgojnë vendin ne zgjedhje kohe e pa kohe, vetëm për të mbetur vet, sa më gjatë në pushtet dhe arritur realizimin e interesave te tyre kriminale", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)