Këto janë variantet për koalicionin qeverisës sipas Gecit dhe Lushtakut

  • 23 September 2019 - 22:47
Këto janë variantet për koalicionin qeverisës sipas Gecit dhe Lushtakut

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në e njëkohësisht anëtar të partive LDK e PDK, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, kanë parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe koalicionin qevverisës.

Lushtaku tha se PDK’ja del e para dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër. Gjithashtu tha se edhe nëse LDK del e para, do ta lus PDK’në të futet në Qeveri.

“PDK’ja do të dalë e para padyshim me Kadri Veselin kryeministër”, tha Lushtaku. 

“Nëse LDK’ja del e para do të na lusin me hi në koalicion që ta formojmë qeverinë”, është shprehur Lushtaku.

Ndërsa Geci tha se me PDK’në s’ka koalicion. Ky është një vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

“S’ka koalicion me PDK’në, ky është një vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së”, tha Geci.

“Nëse PDK del e para, sigurt do të futet në koalicion me Nismën dhe AKR’në”, është shprehur Geci.

“Gjithashtu edhe LDK nëse del e para, mundësitë janë që të futet në koalicion me Nismën dhe AKR’në”, është shprehur Geci.

“E nëse VV’ja del e para, përsëri ju jeni në opozitë sepse VV’ja bën koalicion me PDK’në”, shtoi Geci.

(Kosova Sot Online)