Paralajmërimi: Kosova gjendet përballë një momenti vendimtar për...

  • 24 September 2019 - 07:30
Paralajmërimi: Kosova gjendet përballë një momenti vendimtar për...

“Përgjegjësia bie mbi përfaqësuesit e institucioneve më të larta të vendit, të cilët thjesht, nuk ditën, nuk deshtën dhe nuk punuan më shumë në interes të vendit dhe popullit. Përkundër kësaj, interes i tyre ishte pasurimi i tyre deri në nivel multimilionerësh dhe kjo në një afat rekord të shkurtër. Duke u bazuar vetëm në këtë fakt nuk do fort mend pse Kosova ka mbetur mbrapa në çdo sferë", tha Voca për “Kosova Sot Online”.

Image
Mirsad Voca

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian (BE) dhe liberalizimi i vizave janë ndër proceset më të rëndësishme për kosovarët, mirëpo nga Zyra e Bashkimit Evropian thonë Kosova ka mbetur prapa me zbatimin me Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit MSA-së dhe liberalizmi i vizave as që është në plan njëherë. Gjithashtu, nga zyrtarët qeveritar është bërë e ditur se Kosova ka hequr dorë edhe nga anëtarësimi në INTERPOL.

E lidhur me këtë, njohësi i integrimeve evropiane, Mirsad Voca, tha për “Kosova Sot Online” se Kosova gjendet përsëri përballë një momenti krucial për të ardhmen e vendit dhe për fatin e shoqërisë.

"Nuk është për tu habitur nëse proceset integruese nuk kanë përparuar siç është MSA dhe po ashtu heqja dorë nga anëtarësimi në Interpol, procese ndaj të cilëve do të duhej të kishte një qasje shumë më serioze dhe më të përgjegjshme", tha Voca për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, nuk mund të ketë qasje serioze nga përfaqësues politikë të papërgjegjshëm, të korruptuar dhe të papërgatitur.

"Proceset integruese nuk janë lojëra, por kërkojnë përgjegjësi dhe konsistencë të lartë institucionale. Për fat të keq, kjo nuk ka ekzistuar në sferën politike të Kosovës deri më sot. Përgjegjësia bie mbi përfaqësuesit e institucioneve më të larta të vendit, të cilët thjesht, nuk ditën, nuk deshtën dhe nuk punuan më shumë në interes të vendit dhe popullit. Përkundër kësaj, interes i tyre ishte pasurimi i tyre deri në nivel multimilionerësh dhe kjo në një afat rekord të shkurtër. Duke u bazuar vetëm në këtë fakt nuk do fort mend pse Kosova ka mbetur mbrapa në çdo sferë", shtoi Voca për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, si rezultat i kësaj katrahure politike dhe i këtyre përfaqësueseve të papërgjegjshëm dhe për rrjedhojë jo kredibil, Kosova po vuan në të gjitha sferat e jetës.

"Cilësia e institucioneve matet për nga performanca e tyre, ndërsa cilësia e vet institucioneve matet me performancën e përfaqësueseve të tyre. Nga kjo shfaqet ideja se intenca e këtyre përfaqësueseve të deritanishëm nuk ka qenë njëmend shtetndërtuese ose nuk e kanë kuptuar shtetndërtimin si koncept, si nocion", shtoi për "Kosova Sot Online" njohësi i integrimeve evropiane, Mirsad Voca.

Për fund, Voca deklaroi se këto rrethana, tregojnë qartë se këta përfaqësues nuk kanë ditur, deshtë dhe mundur të ndërtojnë një të ardhme edhe njëzet vjet pas luftës.

"Një gjë mund të thuhet se e kanë arritur me përpikëri dhe kjo ka të bëj me lakminë e tyre për Pushtet duke e parë këtë të fundit si mjet për përfitime personale. Edhe kjo nuk do shumë koment, sepse intenca të tilla nuk përkojnë fare me ato të shtetndërtimit. Vendi tani gjendet para zgjedhjeve dhe ani pse po këta përfaqësues dërgojnë vendin në zgjedhje në kohë pa kohë, le të mbesim me shpresë se tani po e dërgojnë veten në opozitë duke shpresuar në një frymë politike krejt ndryshe nga ajo që kemi hasur deri më sot", përfundoi për “Kosova Sot Online”, njohësi i integrimeve evropiane, Mirsad Voca.

(Kosova Sot Online)