Mos dilni pa çadra, ky mot ju pret sot!

  • 24 September 2019 - 07:49
Mos dilni pa çadra, ky mot ju pret sot!

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të jenë të dendura herë pas here. Gjithashtu në disa lokalitete priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Vonë pasdite pritet stabilizim gradual i motit.

Të mërkurën në tërë rajonin pritet që të kemi përmirësim afatshkurtër të motit, ndërsa të enjtën do të kemi reshje të reja atmosferike, por intensiteti i tyre nuk do të jetë i lartë sikur reshjet e sontme dhe nesërme.

Nga e premta përsëri stabilizim dhe përmirësim i motit.

(Kosova Sot Online)