Mërgimtarët që duan ta ndryshojnë Kosovën, vazhdojnë të zbulohen vetë duke keqpërdorur vota

  • 24 September 2019 - 07:59
Mërgimtarët që duan ta ndryshojnë Kosovën, vazhdojnë të zbulohen vetë duke keqpërdorur vota

Është shënuar edhe rasti i radhës që votimi përmes postës është keqpërdorur nga bashkatdhetarët tanë.

Ndërsa rastet e para janë shënuar në Finlandë e Zvicër, është edhe një rast tjetër i votimeve të organizuara që është paraqitur në diasporë.

Një mërgimtarë i quajtur Nderim Ibrahimi që përmes postimeve në Facebook shihet që është përkrahës i VV-së, ju ka bërë thirrje të thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të lajmërohen tek ai për fletëvotime.

“Nëse ju është pranuar aplikimi për t’u votuar me Postë dhe ju keni nevojë për fletëvotime, lajmërohuni edhe tek unë”, ka shkruar ai në Facebook

Kurse një rast tjetër është paraqitur edhe në Zvicër.

Kujtojmë se në bazë Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 89.3 dhe 89.4 thuhet se askush nuk lejohet të voton në emër të një votuesi tjetër, përpos atyre që janë me aftësi të kufizuar në atë mënyrë që nuk është në gjendje të shënojë ose hedh fletëvotimin dhe/ose është analfabet mund të ndihmohet nga një person tjetër i zgjedhur nga votuesi nëse ai kërkon një ndihmë të tillë.

89.3 Askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç në përputhje me dispozitat e nenit 89.5 të këtij ligji.

89.4 Secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit. Vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni.

(Kosova Sot Online)