Kurti jep parashikimet se në cilat komuna Vetëvendosje del e para në zgjedhje

  • 24 September 2019 - 08:28
Kurti jep parashikimet se në cilat komuna Vetëvendosje del e para në zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna Vetëvendosje do të del si parti e parë.

Kurti në në një emision ka thënë se Vetëvendosje do të del e para në komunat Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Kaçanik, Han të Elezit, Ferizaj, Lipjan, Prizren, Gjakovë, Malishevë dhe Obiliq.

I pyetur nëse Vetëvendosje do të del e para edhe në Malishevën e Fatmir Limajt, Kurti është përgjigjur shkurt “Do të dalim e para në Malishevën e Gani Krasniqit.

I pyetur për përqindjet që mund të marrin subjektet politike në nivel vendi, Kurti ka thënë se Vetëvendosje shkon në kuotën e 30% të votave të përgjithshme.

(Kosova Sot Online)