Rusia ankohet se ShBA-ja nuk ia dha vizat një pjese të delegacionit rus në OKB

  • 24 September 2019 - 11:15
Rusia ankohet se ShBA-ja nuk ia dha vizat një pjese të delegacionit rus në OKB

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të martën se Shtetet e Bashkuara nuk ua kanë dhënë vizat disa anëtarëve të delegacionit rus në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët e kësaj ministrie thanë se ky veprim i Shteteve të Bashkuara paraqet shkelje të zotimeve ndërkombëtare të Uashingtonit, raporton “Interfax”.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të bisedojë për këtë çështje me sekretarin amerikan i shtetit, Mike Pompeo në Nju Jork.

Lajmin për takimin mes dy kryediplomatëve e bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork po marrin pjesë liderët kryesorë botërorë. Në të po diskutohet për ndryshimet klimatike dhe konfliktet e ndryshme në botë, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)