Albin Kurti e përsërit se nuk do ta heq nga zyra flamurin e Kosovës

  • 24 September 2019 - 12:22
Albin Kurti e përsërit se nuk do ta heq nga zyra flamurin e Kosovës

Albin Kurti, kandidat i VV për kryeministër ka folur në Kongresin e Dytë Kombëtar të të rinjëve.

I njejti ka thënë se që disa vite në Kosovë janë injoruar rinia dhe gratë.

 “Në shtetin tonë të shpallur të pavarur tash e 11 vite, rinia por edhe gratë janë neglizhuar. Ne parashohim që e drejta e votës të jetë prej 16 vjet se nëse punon prej 16 vjet pse nuk mundesh me votu prej 16 vjet. Shkolla e mesme duhet të freskohet me studentët më të mirë të Universitetit, të diplomojnë e të kthehen në shkollat e mesme të japin mësim. Kemi paraparë 1000 bursa për vajza në veçanti nëse studiojnë shkencat natyrore”, tha lideri i VV-së.

Sa i përket largimeve të të rinjëve nga Kosova, i njejti ka premtuar se në mandatin e tij të rinjtë nuk do të kenë nevojë që të veprojnë ashtu.

“Jepjani edhe një shancë këtyre zgjedhjeve. Nuk mendoj se ja vlen me shku jashtë vendit i papërgatitur. Nëse shkon jashtë vendit, nëse ndonjëherë emigron nuk do të duhej ta bësh këtë nga frustrimi se gjithkun ka edhe ma keq. Do ta kemi grantin e katërt për komuna i cili gjithsej do të jetë 600 milionë euro për mandat. Ne duam që kryetarët e komunave ta kenë arsimin në epiqendër. E ndaj brengën me juve sa i përket mësimdhënësve mendoj se kemi nevoje për freskim të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, tha ai.

I njejti tha se nuk nuk do të heqë flamurin e Kosovës nga zyra e tij.

“Unë si kryeministër nuk do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valvit flamurin deri tash e kane vjedh ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)