Pas tërmetit në Durrës, Basha: Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë

  • 24 September 2019 - 12:54
Pas tërmetit në Durrës, Basha: Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë

Gjatë një vizite tek një familje e prekur nga tërmeti në Durrës, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo për propagandë.

Basha tha se urgjentisht duhet të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

“Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

 Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara. Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, tha Basha.

(Kosova Sot Online