Akuza e rëndë: Fatmir Limaj, ka qenë dhe mbetët sinonim i krimit dhe korrupsionit

  • 24 September 2019 - 13:18
Akuza e rëndë: Fatmir Limaj, ka qenë dhe mbetët sinonim i krimit dhe korrupsionit

Bajram Hasani kohë më parë është larguar nga Nisma e Socialdemokrate, dhe ikja nga kjo parti i kushtoi edhe me largimin nga posti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ai u largua nga partia e Fatmir LImajt, NISMA Socialdemokrate, pasi sipas tij, Limaj i kishte kërkuar të punësonte dhëndrin dhe i kishte kërkuar tender.

Image
Nexhat Haziri

“Fatkeqësisht qysh në tremujorin e parë kemi pasur probleme, në atë kohë me liderin. Më kujtohet një rast, po e them sot për here të pare, më ftoi në zyrë dhe me tha se ishte një konkurs në Agjencionin KIESA – nëse nuk gaboj – dhe me tha t’ia marrë dhëndrin në pune ishte me koeficient 8 dhe djalë qe donte ta punësonte nuk i plotësonte kushtet. Unë i thash nuk mundem ta bëjë këtë. Limaj më tha se duhet ta bëja patjetër. Unë natyrisht nuk e bëra. Rasti tjetër lidhet me të njëjtin familjar, me dhëndrin, me ka kërkuar t’i jepet një tender që kishte të bënte me grurin, për firmën në fjalë është ‘Barileva’. Unë kam refuzuar dhe kam kundërshtuar”, ka thënë Hasani ditë më parë në një emision televiziv, duke e akuzuar rëndë ish shefin e tij, Fatmir Limaj, i cili edhe në të kaluarën është i njohur për skandale të tilla korruptive.

E lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri tha se kjo është mendësia e qeverisjes së një partie e cila drejtohet nga Fatmir Limaj.

"Fatmir Limaj për gjithë këto vite në skenën politike, qoftë si pjesë e qeverive të kaluara përmes PDK-së ka qenë dhe mbetët sinonim i korrupsionit dhe punësimeve të njerëzve të afërt të tij. Ndërsa tani i lider I subjektit politik NISMA, Limaj është vetëdijshëm për një fuqi të vogël politike të tij", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo i shërben si trampolinë për tu bërë pjesë e çdo qeverie, dhe me këtë edhe krijimi i mundësive për të marrë tender dhe për punësime të njerëzve të afërt, pasi, sic thotë Haziri, ky është synimi vetëm tij.

"Po në anën tjetër, edhe vet deklaratat e ish-ministrit Hasani, se largimi i tij nga NISMA dhe kalimi i tij në AAK, është bërë gjoja në emër të parimeve, është paradoksale, pasi këto dy parti politike janë të njëjta sa i përket modelit qeverisës nëse mund të thuhet, pasi të dyjat shquhen si të prira për korrupsion dhe pjesë të fenomeneve negative sidomos gjatë periudhës dy vjeçare të qeverisjes PAN, ku ishin partnere të këtij koalicioni. Andaj të thuash se AAK-ja është më ndryshe se NISMA, kur bëhet fjalë për krim të organizuar, korrupsion, nepotizëm, është non-sens", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)