Sërish lëkundje të forta tërmeti: Ja cili vend u godit kësaj here

  • 24 September 2019 - 14:01
Sërish lëkundje të forta tërmeti: Ja cili vend u godit kësaj here

Këto ditë, Shqipëria është tronditur nga lëkundjet e forta të tërmeteve me epiqendër në detin e Adriatikut.

Banorët janë tmerruar nga lëkundjet dhe pasojat e tërmeteve dhe teksa të gjithë shpresojmë tëmos ketë lëkundje të tjera, fatin tonë të keq e ka pasur edhe Greqia.

Sipas medias, tërmeti me magnitudë 5.6 rihter ka tronditur ishullin e Kretës në Greqi.

Ai ka qenë i ngjashëm për nga forca me tërmetin që lëkundi Shqipërinë tre ditë më parë, ndërkohë që ende nuk është raportuar për të lënduar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se edhe Stambolli është goditur nga një tërmet 4.7 rihter.

(Kosova Sot Online)