E rëndë/ Dyshonte se e tradhtonte, burri torturon për 3 orë gruan dhe filmon të gjithë momentin e tmerrshëm

  • 24 September 2019 - 18:08
E rëndë/ Dyshonte se e tradhtonte, burri torturon për 3 orë gruan dhe filmon të gjithë momentin e tmerrshëm

Një i burrë ka torturuar për tre orë të dashurën e tij, ndërsa e ka filmuar të gjithë momentin e tmerrshëm.

Ngjarja ndodhi në SHBA, ku Stefan Carr, 28-vjecc, grushtoi dhe simuloi varjen me litarë të Bethany Marchant, nënë e një fëmije.

Sipas “Daily mail”, ai e kërcënoi atë me thikë dhe i tha se do ta fuste në një furgon dhe do ta mbyste në rezervuar. Viktima shpëtoi pasi arriti të arratisej nga një furgon ku ai e kishte detyruar të hipte. Kanë qenë fqinjët që e kanë ndihmuar atë më pas duke thirrur policinë.

I dashuri i saj është arrestuar, ndërsa pritet t dënohet me të paktën 11 vite burg.

(Kosova Sot Online)