Fshihet poshtë Italisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët zbulojnë kontinentin e humbur

  • 24 September 2019 - 18:28
Fshihet poshtë Italisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët zbulojnë kontinentin e humbur

Studiuesit kanë zbuluar një kontinent të fshehur në Tokë, por nuk është Atlantis. Ata e gjetën atë ndërsa rindërtuan evolucionin e gjeologjisë komplekse të rajonit Mesdhe, i cili ngrihet me vargmale dhe zhytje në dete nga Spanja në Iran.

Kontinenti quhet Adria e Madhe. Sa madhësia e Grenlandës, Adria e Madhe u shkëput nga Afrika e Veriut, për t’u varrosur nën Evropën Jugore rreth 140 milion vjet më parë.

“Harrojeni Atlantisin”, tha Douwe van Hinsbergen, autor studimi dhe profesor i tektonikës globale dhe paleogjeografisë në Universitetin e Urechtit. “Pa e kuptuar atë, një numër i madh turistësh kalojnë pushimet e tyre çdo vit në kontinentin e humbur të Adria e Madhe.” 

Hulumtimi i evolucionit të maleve mund të tregojë evolucionin e kontinenteve.

“Shumica e zinxhirëve malorë që ne kemi hetuar kanë origjinuar nga një kontinent i vetëm që u nda nga Afrika e Veriut më shumë se 200 milion vjet më parë,” tha van Hinsbergen. “E vetmja pjesë e mbetur e këtij kontinenti është një rrip që shkon nga Torino përmes Detit Adriatik drejt thembrës së  çizmes që formon Italinë”.

Gjurmët e tij gjenden përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa skemat kompjuterike gjatë analizimit gjeologjik të Tokës në 240 milionë vitet e fundit, tregojnë për ekzistencën e Adrias së Madhe.

240 milionë vite më parë Adria e Madhe ishte pjesë e superkontinentit Pangea dhe shpërbërja mendohet se ka nisur 100 milionë vjet më parë. Ajo u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, duke krijuar një kontinent aty ku sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.

Si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike, Adria u zhduk por pjesë të saj krijuan Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.

(Kosova Sot Online)