Zaptojnë fermën e italianit për ta përdorur si depo droge, arrestohen shqiptarët me 6 kg lëndë narkotike. Në pyll kishin mbjellë kanabis

  • 24 September 2019 - 19:12
Zaptojnë fermën e italianit për ta përdorur si depo droge, arrestohen shqiptarët me 6 kg lëndë narkotike. Në pyll kishin mbjellë kanabis

Dy shqiptarë, përkatësisht 27 dhe 36 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Gassino Torinese, të akuzuar për prodhimin dhe mbajtjen e drogës si dhe për vjedhje të rënduar të energjisë elektrike.

Pronari i një ferme të braktisur lajmëroi karabinierët, pasi prona e tij ishte zaptuar ilegalisht nga dy persona dhe e kishin shndërruar atë në një depo për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.

Për të punuar edhe gjatë natës, dy trafikantët kishin krijuar një lidhje abuzive me rrjetin publik të energjisë elektrike. Kërkimi bëri të mundur rikuperimin e mbi 6 kilogramë marijuanë, një peshore elektrike, materiale të ndryshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës, mjete për tharjen dhe paketimin si makina me vakum dhe një celular.

Jo larg shtëpisë, karabinierët kanë identifikuar plantacionin e ndërtuar në një zonë të pyllëzuar.

(Kosova Sot Online)